Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.
Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Për këtë çështje ka folur sot në Breaking në Top News, gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja ka dhënë detaje në lidhje me disa nga pistat ku po hetohet nga Policia e Shtetit.
Për sa i përket pistave aj u shpreh se “nuk besoj se ka të bëjë me ndonjë çështje konkrete, sepse Gjykata e Tiranës nuk shqyrton çështje të forta dhe shumë të njohura, nuk shqyrton çështje që kanë rrezikshmëri për jetën. Të paktën gjykatësja nuk ka një çështje të tillë. Letra do të çohet për akt-ekspertizë daktilografike në Policinë e Shteti duke shpresuar se mund të identifikohet autori.