Ballina Kosovë Rrahu të dashurin, vihet në pranga vajza që dhunoi zyrtarin e Ambasadës...

Rrahu të dashurin, vihet në pranga vajza që dhunoi zyrtarin e Ambasadës së Italisë

71
0

Të dielën u raportua për një rast të dhunës që është denoncuar nga një zyrtar i Ambasadës së Italisë në Kosovë, që kërkoi ndihmën e Policisë. Zyrtari italian dyshohet se u rrah nga e dashura e tij, e cila iku me veturën zyrtare të tij, me para e dokumente. Policia e shpalli në kërkim të dyshuarën dhe u ndërmorën veprimet e nevojshme për kapjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një periudhe të shkurtër, njësitë policore kanë ta ndalonin të dyshuarën, e cila është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndërsa vetura zyrtare e ambasadës, të hollat dhe gjësendet tjera që i vodhi i janë kthyer zyrtarit italian.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për të dyshuarën, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje”.

Ndryshe, zyrtari i ambasadës e raportoi të dashurën e tij për dhunë fizike, rast ky që dyshohet se ndodhi në banesën e tyre në kryeqytet. Në bazë të informacioneve të para, viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se pasi e dashura e ka rrahur, e njëjta ka ikur me veturën e tij zyrtare, duke ia marrë edhe paratë e dokumentet e tjera personale.