Ballina Politika “Rrit transparencën në tendera”, Spiropali prezanton përdorimin e AI: Prokurimet publike tashmë...

“Rrit transparencën në tendera”, Spiropali prezanton përdorimin e AI: Prokurimet publike tashmë do të realizohen me anë të …

112
0

Prokurimet publike tashmë do të realizohen me anë të inteligjencës artificial.Ndryshimet në draft kanë nisur të shqyrtohen në komisionin e ekonomisë .Minstrja për Shtetin Elisa Spiropali deklaroi se ndërhyrjet në ligj  dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar synon të rris më tepër transparencën

Drejtoresha e prokurimeve Publike Reida kashta   tha se kontrolli ndaj operatorëve ekonomikë që do të marin pjesë në garë do të jetë më  i madh pasi informacioni do të mblidhet nga ët gjitha institucionet në një dosje virtuale.

Risi në këtë projektligj është kryerja e vlerësimit automatik për  plotësimin e  kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit.

Po ashtu një tjetër element i ri është përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut si dhe  hartimi i specifikimeve teknike, duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në procesin e prokurimeve.