Ballina Aktualitet I morën ryshfet 2.7 milion lekë pronarit të furrës, OSSHE pushon nga...

I morën ryshfet 2.7 milion lekë pronarit të furrës, OSSHE pushon nga puna dy punonjësit

119
0

Një procedim administrativ ka nisur ndaj punonjësve të OSHEE-së, të cilët u filmuan duke marrë 2.7 milionë lekë të vjetra ryshfet nga pronari i një furre buke.

“Pas pamjeve të publikuara sonte në mbrëmje nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, OSHEE Group ka marrë masat e menjëhershme për nisjen e procedimit administrativ ndaj dy punonjësit A.P dhe R.K, procedim i cili do të konkludojë në masa penalizuese (largim nga detyra), ndërsa rastin e dokumentuar do ta përcjellë për procedim penal”, njofton OSHEE.

“OSHEE Group shpreh gadishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të përgjegjësive nga ana e dy punonjësve të saj dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në nr. 069 41 41001 çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e çdo punonjësi të OSHEE group”, thuhet më tej në njoftim.

Zef Gjelaj u ankua në emisionin investigativ se këta punonjës i kanë kërkuar me ngulm këtë shumë, me qëllim që t’i rimbursojnë energjinë elektrike. Me zë dhe figurë, Fiksi faktoi se dy punonjës të OSHEE-së kanë marrë ryshfet. I pari në vitin 2022, ndërkohë i dyti në dhjetor 2023. Madje, ky i fundit shumën prej 2.7 milionë lekë ia merr brenda furrës.
Ndërkohë, disa orë pas kësaj pageste, punonjësi që i mori këtë shumë, ia rregullon të gjitha letrat dhe faturat. Ryshfeti i kërkuar është gjysma e debisë që pronari i furrës ka paguar energjinë elekrike dhe duhej t’i kthehej atij. Por, nga 5.4 milionë lekë që do t’i rimbursohej, 2.7 ia morën brenda furrës këta punonjës!