Ballina Aktualitet Malltezi flet nga SPAK, shpërthen në akuza të rënda ndaj qeverisë dhe...

Malltezi flet nga SPAK, shpërthen në akuza të rënda ndaj qeverisë dhe prokuorëve: Po arrestojnë njerëz ku nuk ka dëm

0
95

Jamarbër Malltezi në një dalje për mediat, e para pas lirimit të tij nga burgu, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.

“Lolot e Ramës kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha ai.