Një nga figurat më të njohura në Hollywoodit veshi një fustan kaq seksi, sa vodhi vëmendjen e të gjithëve
Ajo di gjithnjë se çfarë bën, sidomos në çështjen e stilit dhe pamjes së jashtme!
Nicole Kidman u kthye në protagonisten absolute në premierën e serialit “Expats” në New York mbrëmjen e djeshme, pasi sytë e të gjithëve mbetën te fustani i saj.
Fustani i dizajnuar në pjesën e bustit, me një fije fare të hollë mbi gjoks dhe që lidhet te pjesa e pasme e kurrizit ishte zgjedhja e saj dhe mund të themi me plot gojën: Një super zgjedhje!
Aktorja zbuloi tërësisht shpinën e saj, ndërsa një e çarë e guximshme deri te pjesa e ijëve nxirrte në pah këmbët e saj. Shpina tërësisht e ekspozuar e Kidman, takat me majë të theksuar, si edhe pjesa e brendshme prej mëndafshi në nuancën e jeshiles lime, ishin të tjera detaje që ranë në sy në tërësinë e dukjes së artistes së famshme.
Ndërkohë, njerëzit në X (ish-Twitter) e adhuruan pamjen e saj: “Si gjithnjë, ajo shkëlqen”; “E provoi prapë se është mbretëresha e tapetit të kuq”; “Jam thjesht pa fjalë” ishin disa nga komentet.
Edhe njëherë tjetër, fituesja e çmimit Oscar na tregoi formulën se si të dukesh seksi me një fustan me një të çarë ekstreme.
Nicole e kompletoi dukjen me një grim të lehtë, duke i shtuar veshjes aksesorët e mëdhenj, vathë dhe byzylykë me diamante.