Ballina Ekonomia Eksperti i njohur komenton shtrëngimin e kredive nga BSH: Një biznesi që...

Eksperti i njohur komenton shtrëngimin e kredive nga BSH: Një biznesi që hapet rishtazi, nuk i jepet kredi vitin e parë

64
0

Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Albert Nasto shtrëngimin e kredive nga Banka e Shqipërisë, e sheh si vështirësi shtesë për biznesin dhe se ky shtrëngim do të ndikojë për keq.

Në një emision televiziv, ai deklaroi se një biznesi që hapet rishtazi bankat nuk i japin kredi vitin e parë dhe kjo e përball me një vështirësi.

“Shkak tjetër janë që fitimi është i lartë nga 20-30% që ka kjo bankë private. Si mund të marrësh një kredi të tillë, kur gjithë shitjet qe bëjmë nuk i fitojmë nga asnjë artikull këtë përgjigje kaq të lartë fitimi.

Këtu është një shkallë e madhe se kredia e madhe nuk e shlyen dot, këtu fillon sekuestro apo mbyllja e bizneseve.

Shikojmë mospasjen e një banke të tillë që bën ndërmjetësimin mes biznesit dhe shtetit për të marrë kredi. Biznesi i madh e merr nga 4-6% fitim.

Ndërsa biznesi i vogël nuk e përballon dot. Unë si biznes në se kam 10-15 vjet, unë nuk duhet të kem asnjë gjobë dhe kjo na pengon, është një ndër kushtet që kanë bankat private, mos pasja e gjobave.

Mbi 80% e biznesit të vogël dhe të mesëm ka gjoba diku të pashlyera për arsye të ndryshme. Mblidhen shumë çështje që nuk merr dot kredinë biznesi i vogël.

Përgjithësisht kohën e pandemisë dhe tërmetit, biznesi mori kredi edhe për të shlyer detyrimet që kishte ndaj sigurimeve shoqërore, ndaj qirave, pasi përderisa mbyllën aktivitetet e tyre, shumë biznese kishin probleme dhe këtë kredi do e merrnin për të shlyer ato detyrime që mos të gjobiteshin.

Biznesi i vogël dhe i mesëm merr kredi përgjithësisht për të rritur kapacitetin e tij si biznes, për të shtuar rritjen e prodhimit dhe fuqisë punëtore, por edhe për të rritur cilësinë e prodhimit.

Shtrëngimi i kredive gjithmonë është i dëmshëm. Kushtet që i janë vënë biznesit janë një seri pikash që një biznes nuk i plotëson dot dhe nuk merr dot kredi, atëherë merr diku borxh, apo me kredi.

Një ndër shkaqet e mos dhënies së kredive, është paraja e zezë, paraja informale që është në treg. Sa më e shumtë të jetë kjo para e pistë, aq më shumë do shtrëngohen kushtet për të dhënë kredi.

Paraja e pisët shkatërron konkurrencën, deformon tregun, vështirëson kreditë.

Këtu rregullatori që është shteti nuk po ushtron funksionin e vetë.

Duhet të ndërhyjë shteti si rregullator që biznesi i vogël dhe i mesëm të marrë kredi dhe duhet të ulë kushtet që të merren kredi.

Ne nuk e përballojmë dot marrjen e një kredie me 20-35%. Që këtu je i shkatërruar apo i falimentuar.”, tha Nasto.