Protestuesit për mjedisin kanë hedhur supë mbi pikturën e Mona Lisa-s në muzeun e Louvre në Paris. Fatmirësisht, kryevepra e Leonardo Da Vinci-t ishte e mbrojtur me një xham, që nuk lejoi dëmtimin e saj.
Supa u hodh nga dy aktiviste, të cilat thirrën para pikturës: “Ç’është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë”, thanë ato dhe vandalizuan pikturën.
Sipas grupimit të quajtur “Riposte Alimentaire” (“Kundërsulmi ushqimor”) mori përgjegjësinë për sulmin dhe në një postim në X (ish-Twitter) u shpreh se protesta ishte një përpjekje për të integruar ushimin në sistemin gjeneral të shoqërisë.
Sipas muzeut të Louvre, anëtarët të “Riposte Alimentaire” i hodhën supë me kungull pikturës së famshme në orën 10:00 sipas orës lokale, por nuk pati dëme. Ndërkohë, ministri i Kulturës, Rachida Dati, u shpreh se sulmi është i pajustifikueshëm.
“Si trashëgimia jonë, piktura i përket brezit të së ardhshëm”, tha ai në X.
Ndërkohë, në Francë ka pasur shumë protesta nga fermerët, të cilët shprehen se sistemi bujqësor po ndikon negativisht në punën e tyre.
Sa i përket pikturës së Mona Lisa-s, ajo është e mbrojtur nga xhami që prej fillimit të viteve ’50, pasi dikush tentoi t’i hidhte acid. Në vitin 2019, muzeu tha se instaloi një xham antiplumb dhe transparent, i cili e mbrojti edhe nga sulmi i vitit 2022, kur një aktivist hodhi tortë mbi të.