Ballina Aktualitet Balla nga Durrësi: Ndalimi i rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç...

Balla nga Durrësi: Ndalimi i rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç më duket një ide e mirë

0
58

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbështet idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç. Nga Durrësi Balla tha se ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.

“Edhe kjo ngjarje ka qenë pjesë e analizës tonë. Në rastin në fjalë policia e ka bërë referimin. Bën pjesë në prioritetet e mia sa i përket mbrojtjes së jetës private, mbrojtjes së fëmijëve nga bullizmi. Jam njohur sot me një iniciativë të marrë nga Florida për të vënë kufizime, për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm”, tha Balla.

“E vërteta është që ne i ndjekim dhe kemi pasur raste të suksesshme të bllokimit të faqeve nga vjen sulmi, por shkojmë përtej në bashkëpunim me prokurorinë. Këtu dua të nxis prokurorët të jenë më bashkëpunues”, shtoi ai.