Ballina Sport Dinamo “fundos” Kukësin, vendos një gol i kapitenit në fund

Dinamo “fundos” Kukësin, vendos një gol i kapitenit në fund

70
0

Dinamo shpërdoron avantazhin e dyfishtë në “Niko Dovana” ndaj Kukësit, por në fund triumfoi 3-2. Një sfidë plot emocione dhe  ritëm, vendos një gol në kohën shtesë. Dinamovitët “treguan dhëmbët” që në 13 minutat e para, duke realizuar dy herë. Fillimisht, Lorenco Villa zhbllokoi takimin, ndërsa pak më pas Denisson Silva dyfishoi llogaritë.

Verilindorët u përpoqën që të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë. Gjithsesi, të besuarit e Stavri Nicës nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në lojë në minutën e 84-të, falë golit të Carlos Rivas. Sulmuesi peruan i hapi rrugë barazimit, i cili erdhi në të 87-tën nga këmbët e Jongos.

Në shtesë, kapiteni Hoxha i dhuroi 3 pikë të besuarve të Mehmetit. Dinamo renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë dhe në takimin e radhës do të përballet me Erzenin jashtë. Në krahun tjetër, komplikohet situata për kuksianët, që e shohin veten në vendin e parafundit me 19 pikë. Takimi i radhës është ndaj Tiranës.