Ballina Aktualitet I përfshirë në korrupsion me 5 mijë euro për lirimin e një...

I përfshirë në korrupsion me 5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, lihet në burg kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës

56
0

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për avokatin Arben Lena, njëkohësisht kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë.

Ai akuzohet për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshem”. Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 000 euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçi, i arrestuar për trafikim refugjatësh.