Simone Inzaghi vlerëson maksimalisht performancën e Kristjan Asllanit në ndeshjen ndaj Fuorentinës, me mesfushorin kuqezi që luajti për 5 minuta dhe dha asistin e golit të vetëm të takimit, të shënuar nga kapiteni Lautaro Martinez.
Pas ndeshjes, Inzaghi deklaroi se nuk ka pasur kurrë dyshime te cilësitë e Asllanit, bazuar edhe te puna që ai bën në stërvitje, teksa ka mbetur i befasuar edhe nga forma fizike.
“Kristjan ishte shumë i zoti, por nuk kam pasur dyshime.
Kam pasur dyshime nëse do të rrinte me ne edhe një vit, duke qëndruar pas Calhanoglu, por mund të them me bindje se është 100% pjesë e grupit. Stërvitet gjithmonë mirë dhe është fat të kesh djem si ai në ekip.
Jam i kënaqur për asistin që dha, por sot mund të them se ka bërë edhe ai “golin” e tij, duke vrapuar për 95 minuta, pasi kishte shumë kohë që nuk luante një ndeshje të plotë. Kjo është dëshmia e arritjeve të atyre që punojnë”, u shpreh trajneri zikaltër.