Një person ka rënë në pranga në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka goditur me send të fortë djalin e tij Sh. K., 41 vjeç. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një 35-vjeça, R.M., është vënë në hetim në Fier, dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase.
Hetimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për një të mitur 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
K. R., 25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. F., 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.