Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë të përbashkët me ministrin turk Hakan Fidan. Në fjalën e tij krah homologut turk ministri Hasani tha se kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Hasani deklaroi se investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa tha se më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar në gati 830 kompani turke që operojnë në Shqipëri.
‘Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumë palësh në 4 nisma rajonale dhe përmbushja me sukses do të kërkojë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë. Me kolegun Hakan bashkëndamë mendime të njëjta me agresionin rus në Ukrainë dhe kemi shprehur mbështetjen e palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës.’- tha Hasani.
Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s.