Ballina Aktualitet Miratohet marrëveshja Rama- Meloni për emigrantët, të rinjtë vendosin kurorë mortore para...

Miratohet marrëveshja Rama- Meloni për emigrantët, të rinjtë vendosin kurorë mortore para Gjykatës Kushtetuese

91
0

Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen “Rama – Meloni” për emigrantët.

Pas shqyrtimi të kërkesës së 30 deputetëve të opozitës të grupit  të Berishës dhe Bardhit që kërkonin shfuqizimin e saj, gjykata vlerësoi se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën

Pas këtij vendimi, disa të rinj ka dalë dhe kanë protestuar para dyerve të kësaj gjykate, duke vendosur edhe një kurore mortore me emrin “Gjykata Kushtetuese”.

Ndërkohë, dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy apstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.

Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.