Ballina Aktualitet Nga 300 mijë bimë kanabis të asgjësuara 200 mijë ishin në Shkodër,...

Nga 300 mijë bimë kanabis të asgjësuara 200 mijë ishin në Shkodër, Balla lë porositë: Alpet, destinacion turistik, jo më i grupeve kriminale

56
0

I pakënaqur me performancën e punës së policisë së Shkodrës ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë analizës për vitin 2023.

Një prej sfidave më të rëndësishme mbetet kontrolli i territorit dhe lufta kundër çdo lloj fenomeni kriminal apo informaliteti.

“2 në 3 bimë narkotike të asgjësuara nga policia e shtetit gjatë 2023 është në Shkodër, pra nga 300 mijë bimë narkotike 200 mijë janë asgjësuar në Shkodër. 2024 do të jetë vit i konsolidimit të këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, si destinacion turistik dhe jo më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar lëndë narkotike e përmes kësaj veprimtarie për të furnizuar apo financuar veprimtaritë kriminale”