Ballina Aktualitet Policia me ‘dorë të hekurt’ në Tiranë, arreston 27 persona dhe vendos...

Policia me ‘dorë të hekurt’ në Tiranë, arreston 27 persona dhe vendos 9170 gjoba në një javë

36
0

Policia Rrugore e Tiranës në bilancin e saj javor të qarkullimit rrugor bën me dije se janë arrestuar ose proceduar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre:

-499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;

-381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

-6069 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.