Ballina Aktualitet Reagon ashpër vëllai i nënkomisarit që u vetëvra në Durrës: Do i...

Reagon ashpër vëllai i nënkomisarit që u vetëvra në Durrës: Do i shkojmë deri në fund

77
0

Vëllai i nënkomisarit të ndjerë Arben Pjeçit, në një rrëfim për një emision televiziv, ka deklaruar se vëllai i tij nuk ka pasur asnjë shqetësim për vendimin e gjykatës që e akuzonte për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.

Vëllai i Pjeçit bëri me dije se vëllai i tij ka patur presione, ndërsa garantoi se do i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës për shkaqet dhe arsyet që e çuar Arbenin në vetëvrasje.

 “Asnjëherë asnjë gjë, unë kam folur të shtunën me të. Do t’i shkojmë deri në fund derisa të gjejmë të vërtetën. Me avokatë, me prokurorë të gjitha do i ndjekim.

Ka patur presione. Si nuk ja hoqën pistoletën e lanë në zyrë? Edhe unë kam qenë në polici. Edhe mua më kanë thënë ke qenë në gjumë. Edhe ja kam hedhur kapelen surratit dhe kam dorëzuar pistoletën”, tha ai.

Më 25 janar, u vetëvra nën/komisari i policisë së Durrësit, Arben Pjeçi. Ky i fundit i dha  fund jetës me armën e shërbimit në ambientet e policisë së qytetit të madh bregdetar.

Ai ishte pezulluar nga detyra për faktin se ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.