Ballina Bota Vrasja e ushtarëve amerikanë në Jordani, Biden: Do t’i përgjigjemi në momentin...

Vrasja e ushtarëve amerikanë në Jordani, Biden: Do t’i përgjigjemi në momentin dhe mënyrën që zgjedhim ne

36
0

Një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani la 3 të vdekur dhe të paktën 34 të plagosur.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka fajësuar grupet militante të mbështetura nga Irani dhe u zotua se do t’i vërë para përgjegjësisë përgjegjësit.

Është hera e parë që një ushtar amerikan vritet nga zjarri armiqësor në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Incidenti mund të rrisë më tej tensionet në rajon, duke shtuar frikën e një konflikti më të gjerë që përfshin drejtpërdrejt Teheranin.

Biden tha se sulmet ishin kryer nga grupe të armatosura të mbështetura nga Irani.

“Ndërsa ende jemi duke mbledhur faktet rreth sulmit, ne e dimë se është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”, tha zoti Biden në një deklaratë.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “do t’i mbajnë përgjegjës të gjithë ata që janë të përfshirë dhe ata do të japin llogari në momentin dhe mënyrën që zgjedhim ne”.

Më vonë, në një sallë banketi të kishës në Karolinën e Jugut, presidenti mbajti një moment heshtje për trupat amerikane të vrarë në sulm, më pas tha: “Ne do të përgjigjemi”.