Ballina Rajoni Vuçiç sulmon Parlamentin Europian: S’jam i interesuar për rekomandimet e tyre

Vuçiç sulmon Parlamentin Europian: S’jam i interesuar për rekomandimet e tyre

100
0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka injoruar Parlamentin Europian i cili e kritikoi për mënyrën e realizimit te zgjedhjeve te 17 dhjetorit.

“Nëse do t’ju them sinqerisht, nuk më intereson veçanërisht se çfarë do të ndodhë apo cili do të jetë rekomandimi. A e dini cili ishte rekomandimi i mëparshëm i Parlamentit Evropian?

Epo, ka pasur një rekomandim për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë. Imagjinoni sikur t’i dëgjonin Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia apo Qiproja, për fat të mirë askush nuk i dëgjoi”, tha Vuçiç pas Akademisë Svetosava në Shkup mbrëmë.

“Pra është e qartë se në cilin drejtim po shkon. Shumica atje sot mbahet nga jeshilët dhe të kuqtë, të gjelbër dhe të verdhët, çfarë të doni. Ai gjithmonë do të bëjë disa rekomandime kundër interesave të Serbisë”, shtoi ai.
Presidenti i Serbisë po ashtu ka thënë se më pas do të “falenderojë Parlamentin Evropian për rekomandimet dhe do të thotë se e kemi kuptuar se çfarë kanë dashur të thonë”.

“Nuk mund t’ju shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle deri në datën 8 apo 9 apo ndonjë datë tjetër”, tha ai.

Vuçiç në Shkup ka folur edhe për opozitën, duke thënë se “i kuptojnë frustrimet”.

“E kuptoj zhgënjimin kur ke kaq shumë njerëz në një protestë. Kishim më shumë sonte në Shkup apo diku atje se sa ata në Beograd. Nuk do të thonë sa ka qenë, as unë”, tha Vuçiç.