Ballina Kronika Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve,...

Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve, 4 të arrestuar

92
0

Katër shtetas u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. Policia informon se 3 prej të arrestuarve ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit” informoi sot policia e Elbasanit.

Në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan tre banues në Elbasan, Ervis Kuka, Embrah Peqini, Mariglen Beti të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.  Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë një 33 vjeçar pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në lagjen “Partizani”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e një 36 vjeçari, Gentian Tartari “Shqiponjat” gjetën doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”. Rezulton se  Ervis Kuka, Embrah Peqini dhe  Gentian Tartari të kenë precedentë penalë dhe në vjedhje

Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.