Ballina Rajoni Korrupsioni në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia në nivelin më...

Korrupsioni në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia në nivelin më të keq

126
0

Sipas raportit, për shkak të dobësive ndaj presionit politik, sistemet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë që ka këtë vit 35 pikë (një pikë më shumë se vitin e kaluar) dhe Serbia që ka 36 (i njëjti nivel si vitin që kaloi) në masë të madhe nuk janë në gjendje të ndjekin penalisht dhe sanksionojnë zyrtarët publikë që abuzojnë me postet.

“Serbia po përjeton një rënie demokratike, ndërsa qeveria e saj autokratike përdor ligje të veçanta për të kufizuar transparencën në projektet në shkallë të gjerë”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut është vlerëuar me 42 pikë në vitin 2023 nga 40 pikë që kishte vitin e mëparshëm, por raporti vë re se sapo filluan të ndjehen disa shenja të lehta përparimi, gjyqësori i Maqedonisë së Veriut u dëmtua ndjeshëm nga ndryshimet e bëra në mënyrë jodemokratike në kodin penal.

“Vendimi për uljen e dënimeve për abuzimin me postin zyrtare për përfitime personale dhe shkurtimi i afateve për ndërmarrjen e procedurave ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion, është një favor i madh për personat e korruptuar”, thuhet në raport.

Megjithëse Mali i Zi ka ka 46 pikë, një pikë më shumë se vitin e kaluar, Transparency International thotë se rasti i tij tregon se si kapja e mëparshme e shtetit mund të lërë pasoja afatgjata tek institucionet.

“Përparimi i ngadaltë në procedimin e rasteve (të korrupsionit) dhe vështirësitë për të rindërtuar një gjyqësor funksional nxjerrin në pah se sa rëndë e shkatërruan sistemin e drejtësisë kapja nga ish-regjimi dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se qeveria aktuale duhet t’u japë përparësi veprimeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./VOA