Ballina Aktualitet Kush e mbylli çeshtjen e “durrësi postmodern” për shpifje dhe shantazh....

Kush e mbylli çeshtjen e “durrësi postmodern” për shpifje dhe shantazh. A është poseduesi i kësaj faqe një OPGj dhe mik i ish nënkomisarit që u vetvra? Pse e fshiu sms Taulant Balla

0
166

Dy ditë para se vritej nënkomisar Arbën Pjeci, unë kam kërkuar takim në prokurorinë e Durrësit me prokurorin Gëzim Veizi. Më thanë që e ke lartë, po më pas është i zënë me punë dhe nuk ju pret. Jam larguar siç ndodh në institucione aq më shumë që aty poshtë është një “burrneshë” korrekte. Kam telefonuar avokatin ose më saktë avokatët dhe më kanë thënë se çeshtja është e mbyllur nga avokati Gëzim Veizi se nuk përbën vepër penale.

Para se të hyjë në hollësi çeshtja ka shkuar në gjykatë dhe do të jetë ajo që do ta detyrojë prokurorin Veizi që të hetojë çeshtjen time. Kjo nuk ka shumë rëndësi, faktet që do të botojë dua që të hedhin pak dritë mbi atë që i ndodhi nënkomisarit Arben Pjeci.

Unë nuk e kisha takuar kurrë të ndjerin. Nuk kisha asnjë njohje me të dhe më thanë se ishte OPGJ i gatshëm. Kontakti im me të ka qenë normal si një qytetar që bën një denoncim, dhe mase ai më pas e kishte marrë vesh që isha gazetar.

Në fakt nga ajo që kam deklaruar dhe që ja kam dërguar edhe z. Taulant Balla, u besova se i ndjeri kishte problem me kopjuterin dhe kishte formuluar një dëshmi timen të cilen e ruaj sot e kësaj dite dhe ja dërgova edhe zotit ministër, Taulant Balla.

Në një faqe word kishte me dhjetra gabime, aq më shumë që edhe emir im ishte shënuar gabim. Para kishte kartën time të identitetit. Nuk po flas për gabime të tjera.  Kur i telefonova se kishte shkruar gabim emrim tim nga Adrian në Arsian, më tha se e korigjojmë.

Kam telefonuar avokatin dhe i kam thënë se dëshmija që kam dhënë ka shumë problem në artikulim . përgjigja ishte firmose,  boll të shkojë si çeshtje në Prokurori.

Çeshtja ka shkuar në prokurori, por sipas interesimit tim dhe jo hetimeve të prokurorisë , adresën e facebokut e kishte një mik i tij që punonte në polici. Në  këtë adresë bënin komente Arian Zaka, Ton Basha, Amarildo Reci etj. Të tre këta punonjës të shtetit.

Në momentin që çeshtja ka shkuar në prokurori , prokurori Gëzim Veizi nuk e ka parë vepër penale as shpifje dhe as shantazh.

Po çfarë kanë thënë këta:

Artur Llana ka lënë kopila rrugës, ka një kasetë Blendi Fevziu  që unë e kontaktova dhe ai është i gatshëm të vij në dëshmi dhe madje deri aty sa të shantazhojnë fëmijët se vajza ime do arrestohet kur ishte vetem nje jave para lindjes .

Janë 80 faqe prova! Janë marrë foto të mijat personale dhe janë keqpërdorur. Fati keq këtë e ka bërë miku më i ngushtë i atij që u vetvra. Ai donte ta hetonte çeshtjen. Po Gëzim Veizi  prokurori e mbylli pa e dërguar në gjykatë se nuk kishte vepër penale. Po kush eshte Elmaz Azizaj (vijon)