Ballina Sport Man United reagon zyrtarisht rreth situatës së Rashford

Man United reagon zyrtarisht rreth situatës së Rashford

60
0

Manchester United ka dalë me një reagim zyrtar rreth situatës së krijuar së fundmi me yllin e tyre, Marcus Rashford.

Nga klubi u tha se lojtari “ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij”, pas raportimeve se ai është parë në një klub nate në Irlandën e Veriut të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje.

Sulmuesi anglez humbi stërvitjen të premten pasi u raportua i sëmurë dhe nuk u paraqit në fitoren 4:2 të së dielës në Kupën FA, kundër Newport.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Man United thuhet: “Marcus ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij .Kjo është trajtuar si një çështje e brendshme disiplinore, e cila tani është mbyllur”, raporton “BBC”.

26-vjeçari është kthyer në stërvitje dhe do të jetë në dispozicion të Erik ten Hag për ndeshjen e së enjtes, ndaj Wolvesit.

“Ai u raportua i sëmurë. Pjesa tjetër është një çështje e brendshme dhe unë do të merrem me të”, tha Ten Hag pas fitores të së dielës në Uells.

Ten Hag, John Murtough dhe Patrick Stewart u morën me këtë çështje.

Rashford ishte në terrenin stërvitor të “Djajve të Kuq” të hënën me vëllain Dwaine, i cili është pjesë e ekipit të tij përfaqësues.