Ballina Politika Rama ndan fotot me ministrin e Jashtëm turk: Takim mbresëlënës me mikun...

Rama ndan fotot me ministrin e Jashtëm turk: Takim mbresëlënës me mikun e çmuar

115
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Rama priti dje, 29 janar, në zyrën e tij ministrin turk, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.

Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se ishte një takim mbresëlënës me mikun e tij të çmuar.

“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama.