Ballina Kronika Shpërthim i fuqishëm në një zyrë noterie, zbardhen detajet e para

Shpërthim i fuqishëm në një zyrë noterie, zbardhen detajet e para

38
0

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e ish-bllokut. Ngjarja ka ndodhur në një zyrë noterie, në orën 4 të mëngjesit. Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.