Dy shqiptarë janë kapur me kokainë në Heraklion të Kretës mëngjesin e së hënës nga policia.
Bëhet fjalë për një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar të akuzuar për posedim droge, fshehje dhe trafikim.
Janë sekuestruar një sërë pako me gjithsej 256.1 gram kokainë, si dhe 250 euro. Fillimisht u gjetën 62 pako një arkë, e cila përmbante gjithsej 897.3 gramë kokainë, e cila do t’i sillte trafikantëve më shumë se 75 mijë euro.
Në shtëpinë e dy shqiptarëve u sekuestrua një pajisje elektrike dhe shumë najlon për ambalazhimin hermetik të drogës, dy peshore precize, 1115 euro dhe 950 rubla ruse.