Ballina Politika Vendimi i “GJK” për paktin me Italinë, Tritan Shehu: Skenar i parapërgatitur...

Vendimi i “GJK” për paktin me Italinë, Tritan Shehu: Skenar i parapërgatitur nga Rama

102
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ka qenë një skenar i parapërgatitur nga kryeministri Edi Rama.

Komentet Shehu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Rama e bëri këtë lojë për dy arsye, e para për të treguar sikur kemi drejtësi të pavarur, pasi “Kushtetuesja” e mori çështjen në shqyrtim dhe e shtyu për disa javë vendimin e Parlamentit dhe e dyta për të treguar se marrëveshja është plotësisht në përputhje me Kushtetutën.

“Unë mendoj se kjo ishte loja që u realizua në të dy elementët. Edhe në elementin e parë për ta shtyrë vendimin, por edhe në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pra unë them se ishte një skenar i parapërgatitur mes Ramës dhe Gjykatës Kushtetuese, për të marrë këto dy element, sikur kemi drejtësi të pavarur dhe sikur kjo marrëveshje është në kuadër të Kushtetutës.

Kjo marrëveshje është antikushtetuese, pikësëpari pasi duhej marrë plotfuqishmëria e Presidentit të Republikës për të nisur negociatat. Është bërë çdo gjë pa transparencë. Doja që para se të niste negocimi për këtë çështje, presidenti të merrte plotfuqishmërinë dhe të caktonte grupin negociator”, tha Shehu.