Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kthyer lokalin e tij në një ambient ku luheshin lojërat e fatit.
Sekuestrohet kompjuteri që shërbente për lojërat, të cilat luheshin në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u vu në pranga shtetasi me iniciale L. C., banues në fshatin Barbullinjë të Lushnjës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.