Ballina Politika A e ka takuar Berishën teksa ndodhet në ‘arrest shtëpie’? Ja si...

A e ka takuar Berishën teksa ndodhet në ‘arrest shtëpie’? Ja si përgjigjet Flamur Noka

96
0

Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, është shprehur se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ky i fundit ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Komentet Noka i bëri në “Now me Erla Mëhillin”, ku u pyet nëse ishte takuar me Berishën gjatë kësaj kohe.

Ai tha se askush nuk mund ta ndalonte të takonte kryetarin e partisë së tij.

“Asgjë, askush, as SKAPI dhe as dushmani nuk më ndalon mua të takoj kreun e partisë time. Jam deputet i Parlamentit të Shqipërisë, edhe në burg kam të drejtë të shkoj të takoj kë të dua. Unë jam sekretari i PD dhe kam detyre funksionale dhe institucionale të jem në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e partisë time. Jam në komunikim të vazhdueshëm me Berishën.

Duhet sa të merreni ju me këto cic micet… ju nuk iu intereson të kuptoni kurrë të vërtetën. Sepse këtu nuk shqetësohet askush ore këtij zotërisë që është kreu i opozitës, mbi ç’bazë ia kanë ndaluar të drejtën e komunikimit? Le të dalë e të thotë ai hanxhari i Edi Ramës.

Mediat tallava që i ka shndërruar regjimi, merren me këto dhe jo me thelbin. Unë do ua ktheja juve çdo përgjigje, ku t’iu dëgjoja juve që të ngrinit shqetësimin se mbi ç’bazë është vendosur Berisha në arrest shtëpie”, tha Noka.