Gazetarja Ola Xama e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se “koka” për cështjen e inceneratorëve nuk është Ahmetaj, ka përgjegjësi, por sipas saj përgjegjësia është qeveria e korruptuar.
Sipas Xamës SPAK ka prova që tregojnë miqësinë e Ahmetaj me Mërtirin dhe Zoton, të cilët i ka ndihmuar për të komunikuar me bashkitë që PS kishte në momentin kur ndodhej në opozitë.
“Akuza kryesore është korrupsion për çështjen e inceneratorëve. Prova që ka SPAK për këtë janë faturat 34 mijë euro për pushime jashtë shtetit. Është gjetur pasuri e padeklaruar. SPAK provon se nga provat e marra në telefonin e Ahmetaj kishte biseda ku jo vetëm kishte miqësi me Mërtirin dhe Zoton, por ashtu i ka ndihmuar për të bërë biznes kur PS ishte në opozitë por kishte disa bashki të fituara. Kuptohet që koka nuk është Ahmetaj, por që ka përgjegjësi ka. Arkitekti nuk është urdhëruesi, ai është dizejnuesi, pra unë dua një projekt dhe nuk mendoj që arkitekti i skemës është Ahmetaj, por është qeveria që është e korruptuar dhe ka gjetur dikë që është i aftë për këtë.”, tha gazetarja Xama.