Për shkak se popullsia e amfibëve në lagjen luksoze Blankenese të Hamburgut po zvogëlohej, politikanët vendas gërmuan thellë në xhepat e tyre. Katër tunele për zhabat dhe disa sisteme drejtimi prej çeliku dhe betoni do u kushtojnë taksapaguesve gati gjysmë milion euro!
Zyra e rajonit të Altonës drejtohet nga Të Gjelbrit dhe e justifikon vendimin me rënien kërcënuese të numrit të zhabave. Nga një numërim i kryer nga Shoqata e Ruajtjes së Natyrës, rezultoi se ishin vetëm 616 zhaba në vitin 2021, krahasuar me 1002 rreth tre vjet më parë. Popullsia e tritoneve të pellgjeve po ashtu është në rënie drastike. Ambientalistët e tronditur thanë se kanë zbuluar vetëm një ekzemplar.
Por a e justifikon kjo koston e lartë? Shoqata e Taksapaguesve është e alarmuar. “Në thelb ne po shqyrtojmë nëse kjo masë është një rast për librin e ri të zi,” tha Petra Ackmann.
Edhe liberalët e FDP janë hedhur në fushën e betejës. “Me gjithë respektin e duhur për mbrojtjen e specieve- vendosja e prioriteteve në këtë rajon të drejtuar nga Të Gjelbrit është thjesht skandaloze,” tha Katarina Blume. (BILD)