Ballina Aktualitet Hakerat iranianë sulmojnë faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave, reagon menjëherë zëdhënësi...

Hakerat iranianë sulmojnë faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave, reagon menjëherë zëdhënësi i INSTAT dhe zbulon si qëndron e vërteta

104
0

Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT).

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të instat.gov.al.

Aktualisht faqja në web është e paaksesueshme, ndërsa zëdhënësi i INSTAT konfirmuar sulmin.

‘Po është e vërtetë, po punohet për të zgjidhur problemin.’- tha ai.