Ballina Rajoni Kryente veprime të turpshme ndaj të miturit, e pëson keq 52-vjeçari shqiptar...

Kryente veprime të turpshme ndaj të miturit, e pëson keq 52-vjeçari shqiptar në vendin fqinj

36
0

Policia greke ka ngritur akuzë ndaj një 52-vjeçar shqiptar dyshohet se ka kryer veprime të turpshme të akteve seksuale ndaj një të mituri.

Veprimet policore kanë ardhur pas dëshmisë së një 14-vjeçari, në prani të psikologut për atë që ka kaluar të paktën tre herë nga duart e 52-vjeçarit.

Sipas informacioneve në dëshminë e tij, djali i mitur ka përshkruar se 52-vjeçari ka kryer akte të turpshme, e ka afruar dhe i ka treguar organet gjenitale.

Sipas të njëjtave informacione, aktet e sëmura të 52-vjeçarit dyshohet se kanë ndodhur në një plazh në verën e vitit 2023.