Një 29-vjeçar është ndaluar në Muriqan, pasi ishte I shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme për 29-vjeçarin A.I do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 60 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar shtetasja D. H., 59 vjeçe, banuese në Pukë, ka se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.