Ballina Sport Ngjarje e rëndë, vritet ish – futbollisti i kombëtares

Ngjarje e rëndë, vritet ish – futbollisti i kombëtares

83
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Ish-futbollisti i Bolivisë, Serxhio Jauregui është qëlluar për vdekje teksa ishte duke luajtur ndeshje miqësore në Meksikë.

38-vjeçari, është qëlluar gjashtë herë nga një person i panjohur, gjatë një ndeshje në Santa Ines, lagje e Cuautlas në Morelos.

Ai ishte duke dalë jashtë vijave të bardha për t’u freskuar, derisa një person i është afruar dhe e ka qëlluar nga afër, plot 6 herë.

Vrasësi është larguar nga vendi i ngjarjes me motor. Jauregui ishte pensionuar nga futbolli aktiv në vitin 2015, ndërsa ka luajtur në 13 ndeshje për kombëtaren e tij.

Pak minuta pas sulmit, shërbimet e urgjencës dhe ambulancat mbërritën por për fat të keq ai ndërroi jetë.