Ballina Sport Presioni i kohës, Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për Armando Brojën

Presioni i kohës, Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për Armando Brojën

39
0

Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për të lënë në huazim Armando Brojën. Wolves dhe Fulham janë pas tij, me sulmuesin e Kombëtares që kërkon më shumë minuta dhe një huazim nuk do ishte i padëshiruar.

Me merkaton në Premier League që mbyllet në orën 23:59 të kësaj të enjteje, duket se Blutë do pranojnë edhe një huazim për vetëm 6 milionë euro. Kujtojmë se më herë Chelsea kërkoi 60 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin, me djaloshin kuqezi që ka kontratë deri në verën e 2028 me londinezët.