Ballina Aktualitet Rama prezanton “Wolves Coming”, veprën e artistit kinez Ruowang në hyrje të...

Rama prezanton “Wolves Coming”, veprën e artistit kinez Ruowang në hyrje të Koplikut

66
0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet  nga hyrja në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe, ku është vendosur vepra “Wolves Coming”, e artistit kinez me famë botërore Liu Rouwang.

Duke vlerësuar veprën artistike, kryeministri Rama shton se ajo simbolizon reagimin e natyrës ndaj agresionit njerëzor dhe thirrjen “ulëritëse” për ta mbrojtur diversitetin.

“Me këtë vepër të bukur publike në hyrje të Koplikut, Malësi e Madhe, “Wolves Coming”, vepër e artistit kinez me famë botërore Liu Rouwang, e cila simbolizon reagimin e natyrës ndaj agresionit njerëzor dhe thirrjen “ulëritëse” për ta mbrojtur diversitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Wolves Coming”, është një nga veprat e artit që janë vendosur në hapësira publike anembanë vendit.

Nisma “Art në Hapësira Publike”  ka si qëllim përmirësimin e imazhit të infrastrukturës rrugore dhe ambienteve publike , që do të implementohen në mbikalime, rrethrrotullime e nyje infrastrukturore.