Ndarja dhe përplasjet politike për reformën zgjedhore, kanë ndarë edhe shoqërinë civile, e cila është ftuar për të paraqitur propozimet e saj në komisionin parlamentar.
Disa drejtues grupimesh shprehen se do të marrin pjesë në këtë komision, pavarësisht sherreve që ndodhin, e të tjerë nuk e shohin të arsyeshme të paraqesin propozime në një kaos të tillë.
“Të premten e kaluar, kur u miratua kalendari, dëgjesat do të fillonin me partitë politike parlamentare, jo parlamentare dhe më pas më shoqërinë civile. Por ndryshe nga ky program i parashikuar, është ndryshuar radha, duke ftuar shoqërinë civile, janë ftuar 8 organizata të cilat janë të shfaqura në mënyrë të vazhdueshme në çështjet zgjedhore. Burime bëjnë me dije se vetëm gjysma e organizatave kanë pranuar që të jenë të martën në komision.
Të gjitha organizatat ndjekin detyrimin dhe nevojën për të kontribuar, por gjysma nuk vjen pasi nuk mund të keqpërdoret apo keqinterpretohett duke parë se çfarë ka ndodhur në komision. Muaji shkurt do të duhej t’i dedikohej ekspertizës së PS, opozitës, OSBE ODIHR. Parashikohej që në fund të muajit mars, të votohej drafti perfundimtar”, raportoi ndër të tjera gazetarja Esiona Konomi.