Dy fqinj janë konfliktuar këtë mesditë në fshatin Zejmen të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi me iniciale H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale Gj. K.
I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluzave të bardha, ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe fytyrë nga goditjet me një mjet prerës.
Ndërkohë, autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.