Ballina Aktualitet Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet e para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet e para

163
0

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Tiranë-Durrës. Në tentativë për të parakaluar njëra-tjetrën, dy mjete janë përplasur në trafik ndarëse e autostradës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, ka patur trafik të rënduar në njërin krah të rrugës.