Ballina Aktualitet Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

187
0

Ditën e djeshme, komandanti i përgjithsëm i gardës së republikës Gramoz Sako ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha.

Dorëheqja e depoziatuar tek Ministri i Brendshëm bëhet me dije se është pranuar. Nuk dihen shkaqet dhe nuk ka ende një emërim të ri ndonëse jo zyrtarisht bëhet me dije se javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.

Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh, thonë burimet e gazetares Hoxha.

Sakaq, gjatw dorëzimit të formuëarëve për aplikacionin “SKY ECC” një efektiv i Gardës identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar pasi ka firnosur që kishte përdorur këtë aplikacion. “Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.