Ballina Sport Milani luftarak fiton 2-3 ndaj Frosinones, dy ndeshje barazim në Serie A!

Milani luftarak fiton 2-3 ndaj Frosinones, dy ndeshje barazim në Serie A!

116
0

Milani nuk vdes kurrë dhe një gjë të tillë kuqezinjtë e Stefano Piolit e kanë treguar edhe këtë të shtunë, ku ia dolën jo pa vështirësi që të marrin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 me Frosinonen.

Giroud në të 17 minutë gjeti golin e parë për miqtë, para se Soule nga penalltia dhe Mazzitelli të kalonin Frosinonen në epërsi. Minuta e 72 vendosi baraspeshën, me Gabbian që me kokë e dërgoi rezultatin në 2-2. “Djalli” ishte me fat nëntë minuta para fundit, pasi një top i mbetur në zonë solli edhe golin e përmbysjes së madhe 2-3 me Jovic.

Milani rigjen fitoren pas barazimit 2-2 me Bolognan dhe mban vendin e tretë në kampionat me 49 pikë. Frosinone me 23 pikë gjendet në vendin e 14-të dhe duhet të ‘qajë’ fatin në këtë 90 minutësh.

Në “Carlo Castellani”, Empoli barazoi 0-0 me Genoan. Në fushë për vendasit nga minuta e parë ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol qënduan Shpendi dhe Berisha. Duket se Etriti e ka humbur sërish vendin mes katërkëndëshit. Edhe në Udine, vendasit e Udineses barazuan 0-0 me Monzën. Pas nisjes së mirë të sezonit, bardhezinjtë e Cioffi janë pranë zonës së ftohtë të renditjes.