Ballina Sport Në Kategorinë e Dytë, Shkumbini largon trajnerin pas 26 ditësh! Drejtimin e...

Në Kategorinë e Dytë, Shkumbini largon trajnerin pas 26 ditësh! Drejtimin e merr turkja Ilknur Aktash

78
0

Shkumbini bën lëvizjen e katërt në pankinë për këtë sezon. Klubi i Kategorisë së Dytë ka larguar nga detyra trajnerin Vladimir Gjoni pas vetëm 26 ditësh nga emërimi dhe për momentin frenat e stërvitjes së skuadrës do i marrë ndihmëstrajnerja Ilknur Aktash.

“Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi pankinës do t’i besohet trajneres turke Ilknur Aktash”, njoftojnë peqinasit.

Aktash është trajnerja e parë femër që punon në Shqipëri dhe muaj më parë u afrua në Peqin për të qenë pjesë e Akademisë së klubit.