Ballina Opinion Nëse Rama e ndihmoi Ahmetajn të arratisej, pse duhet ta eliminojë tani?

Nëse Rama e ndihmoi Ahmetajn të arratisej, pse duhet ta eliminojë tani?

44
0

Nga Adriatik Doçi

Në 12 korrik 2023, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka ndihmuar Arben Ahmetajn për t’u arratisur, me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo akuzë nënkuptonte për një pakt mes Ramës dhe Ahmetajt.

“Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit…. Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare. Investigimet e medieve dhe gazetarëve kanë provuar se në mega-aferën e djegësave, qeveria me në krye Edi Ramën, ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.

Dje Berisha paralajmëroi Ramën të mos prekte Ahmetajn, që nënkupton që marrëveshja e pretenduar për arratisjen është gënjeshtër ose pakti është prishur rrugës.

“Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde”, tha Berisha.

Në të dy rastet Berisha me siguri gënjen, por le të ndalemi te Arben Ahmetaj, i cili gënjen sipas rrethanave.

Kur e pyeti Blendi Fevziu në 23 shkurt të 2023 për pagesat e Klodian Zotos, Arben Ahmetaj i mohoi.

“I je referuar një spekulimi të pastër të bërë. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë dhe nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar asnjëherë kartën Zotos, janë spekulime të pastra. Ishalla do Zoti dhe arrini ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata. (Për faturën e hotelit)”, tha Ahmetaj.

Këtë të enjte, në “Çim Peka Live”, Ahmetaj e pranoi se Zoto i ka paguar faturat për hotele.

“Ti ke udhëtuar me mua, po, ti mund të më kesh paguar hotelet, po edhe jo, sepse ti kam dhënë paratë. Kanë qenë arsyet e mia personale se përse nuk e kam emrin tim në hotele dhe kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen e dikurshme”.

Gjykojeni vetë se sa të besueshëm janë këto dy personazhe.