Një gjykatë në Gjeorgji ka urdhëruar një paraburgim pesë-ditor për një grua që përdhosi një ikonë fetare që përshkruante liderin sovjetik Joseph Stalin, një akt që ka shkaktuar protesta të mëdha në kryeqytetin Tbilisi, njoftuan sot mediat lokale.
Shoqata e Avokatëve të Rinj të Gjeorgjisë, e cila ka marrë përsipër mbrojtjen e gruas, Nata Perandze, i tha agjencisë gjeorgjiane të lajmeve InterPressNeës se gruaja në fjalë ishte burgosur me akuzën e huliganizmit, e cila është kundërvajtje administrative.
Në mesin e janarit, u mbajt një demonstratë nga mijëra gjeorgjianë duke kërkuar dënim të ashpër për Perantze, i cili u akuzua se hodhi bojë blu mbi ikonën e vendosur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Tbilisi në një akt proteste.
Një panel anësor i imazhit përfshin një përshkrim të Jozef Stalinit me origjinë nga Gjeorgjia – një ateist i njohur që shtypi me dhunë fenë në të gjithë Bashkimin Sovjetik – duke u bekuar nga Shën Matrona e Moskës, një shenjtore ortodokse ruse, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aktivistët dhe besimtarët e Kishës Ortodokse si dhe grupet e ekstremit të djathtë kërkojnë që Perandze të ndiqet penalisht dhe të burgoset sepse, siç thonë ata, ajo ka kryer një akt që ka fyer imazhin dhe bindjet e tyre.