Ballina Aktualitet Sky Ecc dhe ENCRO CHAT “djegin” gardistin pasi deklaroi se përdori aplikacionet...

Sky Ecc dhe ENCRO CHAT “djegin” gardistin pasi deklaroi se përdori aplikacionet e grupeve kriminale

192
0

Një efektiv i Gardës së Republikës së Shqipërisë është përjashtuar nga radhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin.

Burime bëjnë me dije se AMP po shikon mundësinë e një formulari tjetër që do t’i dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi.

Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë.
Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrëfikës, vetëm 1 deklarues ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar.

Raportohet se bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e përjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë. Dosjet nën hetim të SPAK, ku rezulton se në fraksionet e hetimit për SKY ECC rezultojnë të implikuar 1 ose 2 punonjës policie ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme.

Një ndër to është edhe aplikacioni “ Matrix ” mbi të cilin, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka e ka përdorur për një periudhë të gjatë për të komunikuar në mënyrë të sigurtë për qëllime kriminale.