Ballina Kronika Aksident i frikshëm në Rinas, tre makina bëhen copash, bllokohet rruga e...

Aksident i frikshëm në Rinas, tre makina bëhen copash, bllokohet rruga e aeroportit

103
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, teksa kjo ka bërë që rruga që të çon drejt aeroportit të bllokohet përkohësisht.

Nuk dihen mirë rrethanat e aksidentit, ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.