Ballina Aktualitet Aksidenti i rëndë në Korçë, reagon policia: Janë lënduar 5 shtetas, një...

Aksidenti i rëndë në Korçë, reagon policia: Janë lënduar 5 shtetas, një ka mbetur i bllokuar në makinë. Po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë

68
0

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (4 shkurt), në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në afërsi të fshatit Belorta.

Një automjet me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M.

Si pasojë e këtij aksidenti, policia njofton se janë lënduar 5 shtetas, ndërsa një tjetër ka mbetur i bllokuar në makinë dhe po punohet  me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.