Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve, që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që siç po tregohet ditë për ditë, shqetësimi i tyre ka qënë si të grabisin sa më shumë nga paratë dhe pasuritë e shqiptarëve
Ne do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, duke ofruar një alternativë të re dhe një program që i garanton vendit zhvillim ekonomik, mundësi punësimi dhe një jetë më të mirë për çdo shqiptar.